Vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen katër persona  

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë -Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Po ashtu, Krasniqi ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.

Lexo edhe:  Këta janë katër të dyshuarit që hynë të armatosur në zonën e KEK-ut, sekuestrohen katër armë të gjata