Aksident i rëndë në rrugën për Pejë, 4 të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin e ndodhur.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Raportohet për të shtëna armësh dhe shpërthim në Zubin Potok