Vrasja në “Kobra City”, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një i dyshuar për rastin e vrasjes së 31 vjeçarit, të martën e 3 Janarit në lokalin “Kobra City”, në Prizren.

Për këtë rast ishin arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor ishte pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”.

Në ditën që ndodhi vrasja, ishin plagosur dy persona, që sipas dëshmitarëve kishte ndodhur për një faturë që viktimat refuzonin të paguanin.

Viktimat pas ngjarjes ishin nisur në drejtim të spitalit të Kukësit, ku njëri prej tyre gjatë rrugës ka vdekur.

Pas këtij rasti, policia ka kryer bastisje dhe sekuestrime në disa lokacione në Prizren, duke përfshirë edhe lokalin ku ndodhi ngjarja, të cilit shteti ia vuri drynin.

“Kobra” nuk është emër i njohur për qytetarët e as për Policinë e Kosovës, pasi i njëjti është dënuar disa herë për vepra penale.

I njëjti njihej për jetën e tij me makina të shtrenjta, stoli ari, e pushime luksoze.

Lexo edhe:  Deputeti i LVV-së tallet më mësimdhënësit, i krahason me pula