Hajni hyn me armë për të grabitur në Gjilan, por punëtorët e kapin dhe e dorëzojnë në Polici

(Foto ilustrim)
Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para nga arka e një marketi, të hënën në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, tre punonjësit e marketit njoftuan Policinë për rastin, derisa kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin.

Policia ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “grabitje e armatosur”.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshën 60 vjeçare, luftëtari i lirisë Agni Musliu