Zbardhen detaje të reja për gjuajtjen me armë

Është deklaruar edhe nëna e Stefan Stojanoviq, 11 -vjeçarit që u plagos dje në Shtërpcë.

Ajo në një deklaratë të dhënë për Telegrafin serb, ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi  ka goditur fëmiun e saj.


“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmiun im”, tha Zorica, nëna e djalit të plagosur.

“Ai është mirë, ai është një hero. Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht, faleminderit Zotit”, tha tutje ajo.

Kujtojmë se i arrestuari në lidhje me rastin është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo edhe:  “Nëse s’um martoni kam me iu mbytë krejtve, tani veten” 22-vjeçari në Vushtrri kërcënon familjen