Aksident i rëndë në Çagllavicë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Në adresë të gazetës kanë ardhur pamje të këtij aksidenti që përshkruhet si shumë i rëndë.

Nga Policia nuk i janë përgjigjur ende interesimit të Gazetës Express për të marrë më shumë informacione rreth aksidentit.

Në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm u panë pjesëtarë të Policisë dhe një veturë që duket e djegur.

Përkohësisht, qarkullimi i automjeteve në këtë magjistrale u bllokua.

VIDEO

Lexo edhe:  Mijëra punëtorë lanë punën brenda 6 muajve, Kosova në telashe për punëtorë të kualifikuar