Aksident me fatalitet në Çagllavicë, vdes një 35 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Çagllavicë, me ç’rast ka humbur jetën një 35-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur për teve1.info se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet me targa të huaja.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Borovci.

Sipas tij, trupi i viktimës A.A. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut

Lexo edhe:  "Kijamet" në Gjermani, ra aq shumë breshër sa po largohet me bagera e lopata