Rreziku i një lufte mes Rusisë dhe Amerikës është i lartë, thotë ambasadori rus në SHBA

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, ka thënë se Amerika po zhvillon luftë pa qenë prezente kundër Rusisë dhe se rreziku i një lufte mes dy vendeve është i lartë.

“Sot, askush nuk i fsheh qëllimet e vërteta të politikës së Shtëpisë së Bardhë ndaj nesh. Në të gjitha kanalet televizive, komentatorët politikë flasin për nevojën për të intensifikuar luftën e SHBA-së kundër Federatës Ruse”, tha Antonov.

“Ne theksojmë se rreziku i një përplasjeje mes dy fuqive të mëdha [Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara] është i lartë. Rusia do të vazhdojë të përpiqet të sigurojë që shqetësimet ruse në lidhje me sigurinë e vendit tonë të mos injorohen, por të dëgjohen me perspektivën e punës së bashku për zgjidhjen e tyre”, shtoi ai.

Antonov tha gjithashtu se dialogu mes Moskës dhe Uashingtonit është aktualisht në një gjendje “epokë akullnaje”.

Antonov tha gjithashtu se vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në SHBA tregon se as Uashingtoni dhe as Kievi nuk janë gati për paqe, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Vizita e Zelensky këtu, bisedat në Uashington treguan se as administrata dhe as Kievi nuk janë gati për paqe. Fokusi është në luftë, në vdekjen e ushtarëve të zakonshëm, në lidhjen e mëtejshme të regjimit ukrainas me nevojat e Shteteve të Bashkuara”.

Lexo edhe:  Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri e bënë vajzën drejtore në komunë