Mediat në Serbi: QUINT ultimatum Vuçiqit për barrikadat, “hiqi ose Kurtit i japim dritën jeshile për ta nisur Njësinë Speciale për t’i hequr”

Ambasadorët e QUINT’it i kanë dërguar Serbisë një ultimatum, bëjnë të ditur mediat që kontrollohen nga Vuçiq.

Sipas tyre ambasadorët e QUINT( SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e Italia) i kanë dërguar ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte duke i kërkuar heqjen e barikadave për 24 orë.

Siç raportohet, serbët duhet t’i heqin barrikadat, në të kundërtën “Albin Kurti do të marrë “dritën jeshile” për të dërguar forcat e tij speciale për heqjen e tyre”, raportojnë këto media.

Lexo edhe:  Bie çmimi i bukës në disa furra në Prishtinë, nuk është më 50 cent