Mot i ndryshueshëm gjatë ditës, diell e vranësira

Me intervale me diell pritet të fillojë dita e premtë, e më pas gjatë ditës do të ketë edhe vranësira kalimtare, që mund të japin mundësi për ndonjë reshje të dobët bore krejt në perëndim të vendit viseve malore.

Temperaturat minimale në kushte të kthjellëta mund të zbresin në -3C e 0C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë edhe deri në 10C e 13C, njofton Prishtina Weather.

Vranësira e intervale me diell parashihen ditën e shtunë, me mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela periudha shiu përfshinë vendin, e që do të jenë të pranishme edhe në fillim të javës së ardhshme.

Temperaturat në rritje, minimalet deri në 3C e 4C, e ato maksimale në 12C ditën e shtunë, por se të dielen zbresin përkohësisht në 8C.

Lexo edhe:  lbrahim Tatlıses dhuron 5 banesa në Bodrum për viktimat e tërmetit