I jepet lamtumira e fundit nënës nga Arllati që rriti doktorë e shkencëtarë
Familjarë, miq dhe dashamirë i kanë dhënë lamtumirën e fundit një nëne nga Arllati, e cila gjatë jetës së saj rriti e edukoi fëmijë të suksesshëm në arsim, shkencë dhe mjekësi.
E ndjera ishte nëna e shkencëtares Ibadete Bytyqi, e doktorëve Feriz dhe Besim Bytyqi, si dhe e profesoreshave të njohura të kësaj familjeje.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi prekës.
“Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe, sot më 27.05.2026 në ora 01:50, ndërroi jetë Nëna jonë e dashur. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen që na ka lënë largimi yt”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familjarët kanë lutur për mëshirën e Zotit ndaj të ndjerës, ndërsa varrimi i saj është kryer sot pasdite, ditë Bajrami.

