Rrahet polici në Prizren pas një mosmarrëveshje në trafik

Pas një mosmarrëveshje në komunikacion është sulmuar fizikisht zyrtari i Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të dielën gjatë mbrëmjes.

I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

“Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Viktimës pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

Lexo edhe:  Mungesa e eksplozivëve, humbjet në Trepçë milionëshe