Gjendet i vdekur në kulmin e shtëpisë një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në kulmin e shtëpisë në fshatin Sharban të Prishtinës

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, ku është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe IML-ja, të cilët trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë

Lexo edhe:  Gjykata në Mitrovicë merr një vendim për serbin që sulmoi gazetarët