Serbia rrit tarifat për shfrytëzimin e autostradave

Nga dita e sotme, 10 korrik, tarifat për shfrytëzimin e autostradave  në Serbi do të rriten mesatarisht me 10 për qind. Ministria përkatëse ka njoftuar se do të ketë ulje për makinat elektrike gjatë pagesës së tarifave.

Rritja çmimeve të tarifave ishte miratuar nga Qeveria e Serbisë në mars të vitit të kaluar.

Çmimet janë rritur për rreth 10 për qind, kështu që nga e mërkura tarifa nga Beogradi në Shid do të kushtojë 4.27 euro, nga Obrenovci në Prelinë 4.78 euro, nga Beogradi në Suboticë 6.84 euro, nga Beogradi në Nish 9.66 euro, nga Beogradi në Dimitrovgrad 14.27 euro, raportojnë mediat atje.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, ka konfirmuar se Qeveria e Serbisë deri në fund të vitit do të themelojë një kompani për mbledhjen e taksave, sepse nga viti 2025 do të tarifohen edhe në rrugët me frekuencë më të madhe.

Vesiq, ka njoftuar se do të ketë zbritje për veturat elektrike gjatë pagesës së tarifave

“Ne jemi vend transit dhe një numër i madh i të huajve kalojnë nëpër Serbi, për ne është shumë e rëndësishme që rrugët tona  të plotësojnë të gjitha nevojat e veturave të reja dhe në këtë kuptim po punojmë që autostradat ekzistuese t’i kthejmë në autostrada inteligjente”, ka thënë Vesiq.

Lexo edhe:  E akuzon se ia dëmtoi biçikletën, burri në Mitrovicë e bën për spital vëllain e tij