“Nacionalistë serbë paralajmërojnë heqjen e pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë”

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se është paralajmëruar një akt agresioni nga shteti i Serbisë në Kosovë.

Musliu tha se qindra serbë nacionalistë, të lidhur me Rusinë, gjatë të dielës në mesditë kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime pranë redaksisë së Dukagjinit bëjnë të ditur se këta serbë më motive nacionaliste do të vijnë edhe nga Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Gjithashtu rreth këtij paralajmërimi serb ka thënë se Jarinja e 10 shkurtit 2008 mund të përsëritet, dhe mund të përsëritet gjatë ditës së diel.

“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje. Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Lexo edhe:  Publikohen mesazhet e viber-it të Agim Bahtirit ku u kërcënua, kjo ishte biseda me personin që denoncoi