Viti: Babai i shqetësuar për lidhjen e vajzës së tij të mitur, kërcënon prindërit e 22-vjeçarit

Lidhjet e dashurisë mes të rinjve në shumë raste nuk gjejnë mbështetjen e familjarëve. Këta të fundit shpesh herë ndërhyjnë mes çiftit, ku përmes mënyrave të ndryshme, madje duke mos kursyer as kërcënimet, tentojnë që t’i ndajnë ata.

Një rast i tillë ka ndodhur në Viti, ku një person ka denoncuar në Polici se vajza e tij 13-vjeçare ka nisur një lidhje dashurie me një person të moshës së rritur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se babai i vajzës, i revoltuar ka kërcënuar edhe prindërit e 22-vjeçarit, e të cilët më pas kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Për shkak të moshës së ndjeshme të të miturës, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbuluar nëse ajo është edhe viktimë e ngacmimit seksual.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Ngacmim seksual’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Sulmi me thikë në Prizren ndaj këmbësorit, arrestohet një i dyshuar