Kryeministri Kurti viziton në spital policin e plagosur në Veri
Me tu kthyer në Kosovë nga udhëtimi i tij zyrtar, Albin Kurti ka shkuar në QKUK.
Kryeministri ka vizituar policin e plagosur mbrëmë në Veri të Kosovës, Shkruan Jepi zë.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK”, ka shkruar në postimin e tij Kurti.
Postimi i plotë:
Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen.