“Ma kpute shpirtin o vlla”, postimi prekës i shokut të të riut që vdiq sot në aksident

I riu nga Llapushniku i Drenasit, Mifail Thaqi ka humbur jetën sot në mëngjes në një aksident trafiku që ka ndodhur në Arllat.

Lajmin për vdekjen tij e kanë marrë me pikëllim të thellë familja e “Vëllëzërve Thaqi”, të cilët kanë bashkëpunuar me të ndjerin në transport të udhëtarëve.

‘Ma kpute shpirtin o vlla, ishalla për xhenet’, ka shkruar sipër fotografisë Elmiu, bashkëpunëtor i Mifailit.

Për vdekjen e Mifailit ka lëshuar telegram ngushëllimi edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lexo edhe:  Së pari vrau babain e tij në shtëpi, zbulohet personi që kreu masakrën në Universitetin e Pragës