Hallakamë mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, rrahje, njerëz të plagosur, ambulanca, policia

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në Pejë përkatësisht në fshatin Vitomericë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Ai ka bërë të ditur se të përfshirë në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.

Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi për IndeksOnline.

Lexo edhe:  Tjetër tragjedi në Serbi/ Nga të shtënat me armë raportohen tetë persona të vrarë