Ndizen sirenat e rrezikut në Zubin Potok

Një incident ka ndodhur në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, ka pasur një ndërhyrje në godinën e bashkisë.

Siç u tha për Nova.rs, për shkak të ngjarjes kanë rënë sirenat e alarmit.

Ndonëse ende nuk ka detaje, supozohet se ka të bëjë me informacionin se sot KQZ së bashku me zyrtarët zgjedhorë komunalë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të hyjnë në zyrat e komunave.

 

 

Lexo edhe:  Mos ia mësyeni kësaj pike kufitare, rruga është vështirë e kalueshme nga bora