15-shi do mbetet përgjithmonë i Erion Kajtazit, klubi do ta vendos në mur numrin e tij
Numri 15 që ylli mitrovicas, Erion Kajtazi e mbante në fanellën e tij do të mbetet përgjithmonë i 17-vjeçarit.
Klubi futbollistik Trepça ’89 pjesë e të cilës ishte Erioni, do ta vendos numrin e tij në mur, shkruan Jepi zë.
Kjo nënkupton që askush nuk mund ta vesh më këtë numër në kategorinë e seniorëve.
Ikja e hershme e Erionit ka tronditur klubin por edhe gjithë qytetin.
Ai vdiq dje pas një ataku kardiak teksa po luante në ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89.