“Lamtumirë kampion”, postimi prekës i trenerit të Trepçës ’89 për Erion Kajtazin
Vdekja e hershme e futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazi ka tronditur gjithë vendin.
Bashkëlojtarët e klubit dhe treneri i tij, Seid Onbashi i dhanë sot lamtumirën e fundit, shkruan Jepi zë.
“Lamtumire Eri. Lamtumire Kampion”, shkroi treneri i Kajtazit në Facebook.
Onbashi u shprehi dje ngushëllime familjarëve dhe bashkëlojtarëve përmes një postimi në llogarinë e tij.
Ai tha se Erioni do t’i mungojë shumë klubit.
Postimi i plotë:
Pse Eri me mashtrove sot ne mengjes u takum u nisem per loj me premtove qe do te shenosh edhe sot goll dhe do te festojna se bashku
Allahu te meshiroft do te na mungosh Eri
Ngushllime Familjes ,Bashklojtarve ,Trenerave dhe Klubit Trepca’89