Lëndohet rëndë një punëtor i fabrikës së stiroporit “Sat Styro” në Prizren, përfundon në spital

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të punës dhe me nivel të ulët të sigurisë, si pasojë e të cilave shkaktohen incidente të shpeshta gjatë punës së tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orë 19:00, në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Gazeta Sinjali mëson se një punëtor e ka lënduar rëndë dorën e majt.

Për shkak të lëndimve që ka pësuar, ai po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia në Prizren, e cila ka njoftuar se incidenti ka ndodh në një fabrikë të stirporit.

Hetuesit së bashku me Prokurorin ka nis hetimet dhe rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor. Policia ka njoftuar edhe Inspektorët e Punës të cilët kanë dalë tek fabrika dhe e kanë bërë shkimin e vendit të ngjarjes”, konfirmon Policia.

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të arrestuar për rastin.

“Pronarët e fabrikës janë intervistuar dhe sipas vendimit të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Gazeta Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodh në fabrikën Sat Styro, në Mushnikovë të Prizrenit.

Lexo edhe:  Prizrenasi kërcënon dhe sulmon familjarët, ata kërkojnë ndihmën e Policisë