Sindikata e Policisë del me komunikatë, ka dy kërkesa për Qeverinë rreth shtesave të rrezikshmërisë

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka dalë me një komunikatë për media ku shpalosi dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës, pasi siç thonë ata kanë analizuar zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e tyre për shtesat për rrezikshmëri.

Siç bën të ditur ky organ, pas mbledhjes së mbajtur sot, konstatuan se shtesat e propozuara nga Qeveria janë të ulëta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës.

Teksa, dy kërkesat e tyre të dalura nga kjo mbledhje janë:

1. Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%.

2. Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë.

Pakënaqësia te të gjithë pjestarët e policisë është e madhe, prandaj kërkojmë që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenjes në Policinë e Kosovës.

Komunikata e plotë:

Në mbledhjen mbajtur me datë 30.10.2023, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi analizoj zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e Qeverisë për shtesat për rrezikshmëri, lëshon këtë komunikatë për media.

Sindikata e Policisë së Kosovës përkrahë të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe legjitime të secilit zyrtarë policorë dhe punonjsëve tjerë mbështetës të Policisë së Kosovës.

Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojmë se janë të ulta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Lexo edhe:  “Të gjithë mundoheshim ta shpëtonim shpirtin” – Rrëfimi i minatorëve që mbetën të bllokuar për 15 orë në Trepçë

Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interest e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenjes dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarsinë e vet.

Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa: