E dhimbshme, dje u godit nga vetura sot vdiq gruaja nga Istogu

Një këmbësore ishte goditur nga vetura, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Pas trajtimit mjekësor ajo është liruar për në shtëpi.

Viktima ka vdekur një ditë më pas në shtëpinë e saj.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Istog 11.07.2022 – 21:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Plagosja në Prishtinë: Ky është 34-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, po trajtohet në QKUK