Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe njëherit kryetari i nëndegës së LDK-së në Sferkë, Rifat Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti.

Postimi i plotë:

Më dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen
e mësuesit, veteranit të UÇK-së, kryetarit
nëndegës së LDK-së në Sferkë,
atdhetarit dhe veprimtarit të madh
të çështjes kombëtare Rifat D. Gashi.

Veprimtaria dhe sakrifica e Rifat Gashit janë
pjesë e pa ndashme e rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi. Rifatin do ta kujtojmë gjithmonë si njeri të kompletuar më të gjitha virtytet njerëzore.

Lavdi jetës dhe veprës së Rifat Gashit!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Klinë, 13 korrik 2022

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende