Djali i Cimës: Kam qenë tifoz i Brazilit, por nga sot do të jem i Arabisë Saudite

Artan Thaçi, i cili është djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi- Cima tha se po e përcjell me kënaqësi botërorin në Katar.

Thaçi tha në emisionin Botërori Special në Klan Kosova se do të ketë befasi të mëdha.

Ai theksoi se nga sot do të jetë tifoz i Arabisë Saudite.

“Po mundohem ta përcjell çdo lojë të botërorit edhe pse nganjëherë po i bie në orare kur ne jemi të angazhuar edhe me gjëra të tjera. Po më pëlqen shumë ka lojë shumë të mira, po vërehet se do të ketë befasi të mëdha”, tha ai.

“Hiç më larg se sot ekipi im fitoi. Unë jam sot tifoz i Brazilit por nga sot kam ndërruar skuadër dhe do të jem tifoz i Arabisë Saudite”.

Arabia Saudite të marten bëri një befasi të madhe duke e mposhtur Argjentinën e Lionel Messit, me rezultat 1:2.

Lexo edhe:  Xhaka mund të ndëshkohet me të verdhë pa filluar ndeshja në Botëror, shkak shiriti i kapitenit