“Nëse zbatohet Zajednica do të rrotulloheshin dëshmorët në varr”

Boiken Abazi, aktivist i LVV-së e pjesë e Kryesisë të kësaj partie, ka shkruar se ka një mënyrë se si Borell të mos kritikoj publikisht dhe një mënyrë si të mos ‘mërzitet’ Serbia.

Përmes një postimi në facebook, Abazi ka shkruar se nëse zbatohet “Zajednica” që sipas tij PDK-ja dhe LDK-ja ia bëri peshqesh Kosovës në negociata, do gëzohej Borrell, Vuçiq, Krasniqi, Mustafa, analistët, Rusia e ndërkombëtarët e tjerë.

“Ka një mënyrë se si mos të na kritikoi Borrelli publikisht dhe mos ta mërzisim Serbinë: të zbatojmë “Zajednicën” që PDK-ja dhe LDK-ja ia bëri peshqesh Kosovës në negociata. Aty po, do gëzohej Borrelli, Vuçiqi, Lumiri, Isa, Memli, analistët, Rusia e të tjerë ndërkombëtarë”,ka shkruar ai në facebook.

Dhe sipas tij, aty “do rrotulloheshin dëshmorët në varr”.

Lexo edhe:  Lajm i fundit: Dyshohet për 4 shqiptarë të mbytur në Liqenin e Gramshit