Aksidentohet kryeprokurori që u dorëhiq nga Gjykata Speciale

Të martën, në Gjykatën e 11-të Apelit, Qarku i Atalantas, janë përballur në sallën e gjyqit për të parën herë, ekipi mbrojtës i ish presidentit amerikan, Donal Trump dhe prokurorët federal që kur Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Jack Smith javën e kaluar për të shërbyer si këshilltar special për hetimet penale të lidhura me Trump.

Diskutimet ishin të ashpëra mes dy palëve, teksa një panel i gjykatës federale u shpreh shumë skeptik të martën në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të frenuar hetimin e Departamentit të Drejtësisë për një grumbull dokumentesh qeveritare, duke përfshirë të dhënat e ndjeshme të sigurisë kombëtare, që u gjetën në pronën e tij në Mar-a-Lago, raporton Politiko.

Por ajo që ra në sy në këtë takim të parë ishte mungesa e ish-kryeprokruorit të Speciales në Hagë, Jack Smith, i emëruar për të udhëhequr hetimet ndaj Trump.

Sikurse njoftoi ekipi i tij në sallë, ai së fundi ka pësuar një aksident me biçikletë në Hagë dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor. Madje sipas përfaqësuesve të Smith, ai ka kërkuar edhe një ndërhyrje kirurgjike në gju por është duke e përcjellë të gjithë çështjen në mënyrë të rregulltë nga distanca.

“ Ai pritet të kthehet në SHBA së shpejti”, thanë zyrtarët në sallë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi javën që shkoi se e ka larguar nga Haga ish-Kryeprokurorin e Speciales Smith, për ta emëruar me një pozitë të re në hetimet ndaj Trump.

Lexo edhe:  “Nëse nuk del, te shpija t’vi”, polici nga Suhareka i del telashe me ish-burrin e mbesës së tij