Gjendet i vdekur një person në rrugë, në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:10 në lagjen Velania në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jetë një person.
Burimet e Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person në rrugën ‘Emrush Miftari’ dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërkohë trupi i pajetë është dëguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
02 Press ka provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.
02 Press do t’iu mbajë të informuar.