E dhimbshme: Ky është 39-vjeçari që humbi jetën në vetëaksidentin në Pejë

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mbrëmë në fshatin Poqestë në komunën e Pejës, i mori jetën një personi. Shoferi që po drejtonte veturën dhe shkaktoi vetëaksident, nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë humbi jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Besim Berisha, 39-vjeçar.

Sipas burimeve, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi i ndjeri nuk kishte përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës dhe më pas dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet, duke goditur një shtyllë elektrike.

Rastin tragjik mbrëmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Lexo edhe:  “Më ushqeu një burrë mjekërbardhë”- Historia e pabesueshme e 6-vjeçares në Turqi