Aksident mes disa veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë disa vetura, ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në pjesën në lagjen Veternik të kryeqytetit.

Sipas pamjeve të siguruara nga Kallxo.com në këtë aksident ka të lënduar.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë e Policisë.

02 Press ka kërkuar nga Policia detaje për këtë aksident por ende nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Shtyhet seanca ndaj pjesëtarit të FSK-së që akuzohet për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, kjo është arsyeja