Humanizmi i kosovarëve: Po i renovohet shtëpia një familjeje të varfër në Vushtrri

Gjatë ditës së sotme, shoqata “Bereqeti” dega në Vushtrri, ka filluar aksionin për rinovimin e shtëpisë së familjes së Xhafer Malokut nga komuna e Vushtrrisë.

“Gjendja ekonomike e familjes është e rëndë, ndërsa shtëpia ka nevojë urgjente për rinovim dhe izolim të jashtëm” shkruan shoqata “Bereqeti”.

Fondet për rinovimin e kësaj shtëpie janë siguruar, ka njoftuar shoqata “Bereqeti”.

Lexo edhe:  Denoncimi për ryshfet 900 mije euro ndaj shefave e inspektorëve të ATK, Prokuroria konfirmon nisjen e procedurës penale