Kërkohet ndihmë për familjen nga Hajvalia, iu dogj shtëpia disa ditë më parë

Indeksonline ka raportuar më herët për një rast të ndodhur në Hajvali, ku një familjeje iu dogj shtëpia nga një shkarkim elektrik.

Bëhet fjalë për familjen Rahimi, e cila që nga fillimi i marsit po përballet me kushte të jashtëzakonshme të jetesës.

Ndërkohë ka nisur mobilizimi edhe nga qytetarë të shumtë për të ndihmuar.

Qytetarja nga Prishtina, Rina Zeka, ka rishpërndarë gjendjen aktuale të familjes e cila tashmë është goditur edhe nga depërtimi i ujit në shtëpi, pas reshjeve të ditëve të fundit.

“A po e marrim bashkarisht përsipër me ndihmu në çdo formë të mundshme, si fillim me i largu prej atij ambienti, deri të mrrijmë me rikthy në ambient prapë të jetueshëm” ka thënë mes të tjerash Zeka.

Ky është postimi i plotë i saj:

 

Lexo edhe:  Publikohen pamjet e atentatit në Shkodër, makina shpërthen në flakë nga breshëria e plumbave