Përballje e fuqishme në Finlandë: Fitim Latifi nga Vushtrria bokson kundër serbit Pavicevic për titullin kampion

Një ndeshje me emocion të veçantë do të jetë ajo e 18 Nëntorit në Savonlinna të Finlandes ku do të përballen boksieri me prejardhe nga Vushtrria, Fitim Latifi, dhe boksieri serb, Milos Pavicevic.

32 vjeçari nga Vushtrria do të përballet me serbin Pavicevic për të siguruar një fitore që më shumë se sportive do të jetë edhe fitore morale.

Latifi në të kaluarën ishte edhe fitues i medaljes së argjendë në garat për të rritur, si dhe fitues i medalje së artë për të rinjët në shtetin e Filandës.

Në këtë ndeshje do të jetë pjesëmarrje e madhe edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Filandë ku një pjesë e tyre tashmë veçse kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive.

Latifi dhe Pavicevic do të ndeshen nga ora 18.30, në datën e lartëcekur!

Lexo edhe:  Vrasja e argjentinases, zviceranët zbarkojnë në Kosovë për hetime – mediat atje sjellin detaje të reja