Reagon vajza e Diana Kastratit për vrasjet e grave: Kur kanë me u vetëdijësu burrat, kur do e kuptojnë se ndarja është zgjidhje

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. Përveç dhunës sitematike, gratë në Kosovë edhe po vrahen nga burrat e tyre.

Vrasja e grave në Kosovë ditëve të fundit ka shokuar çdo qytetarë, pasi brenda një jave të këtij muaji u vranë dy gra nga burrat e tyre, një në Ferizaj e një në Pejë, shkruan Sinjali.

Për këto rastet shqetësuese dhe të tmerrshme në Kosovë, ka reaguar edhe vajza e të ndjerës Diana Kastratit, Anaida Jashari.

Kastrati u vra në vitin 2011 nga ish-bashkëshorti i saj në Kosovë dhe kishte fatin po të njëjtë si të dy grave që u vranë nga burrat e tyre në Ferizaj e Pejë.

Diana Kastrati u vra në vitin 2011 në rrugën afër shtëpisë së saj në Prishtinë, po nga ish-bashkëshorti i saj.

Jashari e bia e të ndjerës (Diana Kastratit) tha se kur asaj iu vra nëna, ajo humbi edhe babanë, ndonëse thotë se babai i saj është penduar për atë së çfarë ka bërë.

“Unë nuk isha rrit njëjtë sikur mos të m’u kish vra mami. Kur më është vra mami, unë kam humb edhe babin, edhe familjen e mamit edhe familjen e babit. Po të kisha mamin gjallë, une e kisha pas edhe babin aftër… Babi m’ka thanë që u pendu çka ka ndodhë, po mu babi s’më ka pa t’u u rrit e as mamin kurrë s’ka mujt me kthy”, kështu ka shkruar në Facebook, Anaida Jashari.

Tutje, ajo pyet për vetëdijesimin e burrave ndaj kësaj çështje.

Lexo edhe:  E rëndë: Vetëvritet një burrë duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë në Pejë, Policia nis hetimet

“Kur kanë me u vetëdijësu burrat, kur kanë me vendos mos me përdor dhunë, edhe pse kanë forcën. Kur kanë me kuptu që ndamja është e vetmja zgjedhje nëse lidhja nuk funksionon. Kur kanë me kuptu që edhe fëmijës ja shuan dëshirën me jetu. Kur kanë me kuptu që jeta jonë ka ndryshuar për të keq” – ka shkruar Jashari, në profilin e saj në Facebook, më 18.04.2024.