Vdes mjeku i njohur nga Gjakova
Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e Dr. Naser Lleshi.
Dr. Lleshi punoi në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe dha kontributin e tij për vite me rradhë.
“Dr. Naser Lleshi i lindur më 21.08.1960 në Gjakovë, ishte mjek i përgjithshëm. Në vitin 1988 ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në degën mjekësi e përgjithshme, në Universitetin e Prishtinës. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.