Borrelli kërkon urgjent që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet: Të ketë marrëveshje para datës 21 nëntor

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një rrugë për të qetësuar tensionet e krijuara.

Veç kësaj ai gjatë adresimit të tij, kërkoi se të dyja palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore.

Tutje ai ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen pa alternativë dialogut, dhe të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor.

”Ne s’mund të arrijmë në këtë datë pa një marrëveshje, sepse kalojmë në një nivel rreziku”, u shpreh Borrell, referuar tensioneve të krijuara si rezultat i vendimit për targat.

Lexo edhe:  Malishevë: 37-vjeçari gjuan me armë dhe nisen për ta marrë nusen, Policia intervenon por s’e gjen askënd