Gjendet një person i vdekur në mes të rrugës në Gjilan, Policia e konsideron të dyshimtë
Një burrë rreth 60 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se pranë viktimës është gjetur një armë, raporton 02 Press.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se 60 vjeçari me iniciale A.G i ka marrë vetes jetën.
Ndërkohë, Policia thotë se po heton rastin duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vdekje e dyshimtë
Gjilan, 08 nëntor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë.
Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).
Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës.
Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.