Plaçkitet me armë një market në Mitrovicë, dyshohet se u vodhën mbi 20 mijë euro

Sonte ka ndodhur një grabitje me armë në Mitrovicë në një dyçan.

Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave.

“Jepi zë” mëson se dyshohet që janë vjedhur mbi 20 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës:

Grabitje
Sonte, rreth orës 20:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, është kryer një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.

Lexo edhe:  Policia ndalon 17 persona