Situata në veri bën bashkë pozitë e opozitë: Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj në zyrën e Kurtit

Të gjithë i përgjigjen ftesës së Kurtit, tensionet në Veri bëjnë bashkë pozitë e opozitë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri.

Ftesës për takim sot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

I pari arriti kryeministri Albin Kurti
Pas, Kurtit arriti edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Më pas erdhi edhe Haradinaj e Krasniqi.

Kësisoj, gjithçka është gati për takimin mes Kurtit dhe opozitës.

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e ka quajtur lajm të mirë ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për opozitën.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se gjendja e rënduar në veri tejkalohet me unitet, maturi dhe bashkëpunim me aleatët strategjik.

Postimi i saj i plotë:

Lajmi i mire, Kryeministri beri nje veprim te duhur duke ftuar opoziten ne takim, te ciles opozita i eshte pergjigjur pozitivisht, Gjendja e renduar ne veri tejkalohet me unitet, maturi, dhe bashkepunim me aleatet strategjik!

Lexo edhe:  Dhjetëra të arrestuar për trafikim me migrantë, Policia vazhdon bastisje në fshatin Shkozë në Prizren