Ky është kolegji privat që i lëshoi diplomë infermierie vajzës që e rrahu mizorisht të moshuarën

Infermierja që rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë, është Aurona Pelaj nga Novosella e Pejës.

Pelaj e cila punonte në Shtëpinë e Pleqve “Orenda”, mësohet se studimet i ka përfunduar në kolegjin “Heimerer” në Prishtinë. Më saktësisht në departamentin e infermierisë.

Pas publikimit të videos, Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me kryeinfermieren. Ato janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë i ka nisur hetimet.

Lexo edhe:  Gjakovari denoncon në Polici të dashurën e tij, thotë se po e maltreton psiqikisht