Një javë pasi nisën mësimin, rrahen brutalisht dy nxënëse të shkollës ekonomike në Gjakovë (VIDEO)

Një rrahje me shuplaka e grushte mes dy nxënëseve dyshohet se ka ndodhur sot në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë.

Sinjali ka siguruar pamje ku shihen dy vajzat, që sipas informacioneve të para janë në vitin e parë në këtë shkollë, teksa sulmojnë njëra-tjetrën për motive ende të panjohura.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot, pasi kjo shkollë iu është rikthyer mësimit para ditës ditësh edhe pse greva po vazhdon.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë për të konfirmuar rastin. Sipas zëdhënësit të rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezajt, sot në orët e pasdites është raportuar për një tollovi në afërsi të kësaj shkolle, por s’ka informacione për rastin konkret.

02 Press do të ju mbajë informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Shtaric të Klinës