Ahmeti ngre dyshimet mbi vjetërsinë e videos në Pejë: A nuk është borë në dritare?

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngritur disa dyshime të tija në publik mbi rastin që ka ndodhur në Pejë, ku u rrah një grua e moshuar nga infermieret atje.

Ahmeti pyeti për vjetërsinë e videos që është publikuar se “a nuk është borë në dritare që-kjo në qendrën e të moshuarve në Pejë?”.

“A ka ra borë qëto ditë se përndryshe kjo situate paska qenë më gjatë”, shkroi ai në Twitter.


Lidhur me rastin që sipas policisë ka ndodhur të dielën, janë arrestuar tri infermiere dhe janë ndaluar 48 orë nga prokurori i rastit.

Së shpejti, atyre pritet t’u vendoset masa e paraburgimit prej 30 ditë nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lexo edhe:  Nesër i jepet lamtumira Arlind Kërqagut, sipërmarrësit të ri nga Rahoveci që vdiq sot