Babai i infermieres në Pejë: Në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë

Ai, për Klan Kosovën, i kërkoi falje publike popullit shqiptar dhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova.

“Në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.

Lexo edhe:  Atiq propozon ndarjen e 300 € për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 € për çiftet e reja