Babai i infermieres në Pejë: Në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë

Ai, për Klan Kosovën, i kërkoi falje publike popullit shqiptar dhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova.

“Në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.

Lexo edhe:  Voziti 83 km/h në zonë ku lejohet 40 km/h, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 200 euro