Rudina Xhunga nuk përmbahet nga lotët, i quan “qelbësira” infermieret e “Orenda”-s

Gazetarja Rudina Xhunga, ka bërë një paraqitje me video për të folur për skenat e dhunshme që dolën sot në media nga qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo, nuk ka mundur të përmbahet nga lotët përderisa ka folur për këtë ngjarje.

Xhunga i ka quajtur “qelbësira” infermieret që e kanë dhunuar të moshuarën.

“Shqipëria e 30 vjetëve, Kosova e këtyre viteve, është e shkatërruar nga varfëria, nga kërkimi i identitetit. Të rinjtë janë në kërkim të vetes nëpër botë dhe prindërit i kanë lënë pas. Një prej arsyeve nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e mundësive për të mbijetuar. Por sot të gjithë kudo, në Tiranë, Prishtinë, në Pejë ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, po flasin për këto vajza qelbësira. Kaq dhe nuk dua të flas për to. Me to duhet të merret drejtësia. pleqëria dhe sëmundja është diçka që do të ndodhë, do të vijë një ditë për të gjithë. Ti po qëllon veten tënde. Ajo ditë do të vijë edhe për ty”, ka deklaruar ajo.

Xhunga ka thënë se të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë po harrojnë prindërit për shkak të situatës ekonomike dhe mërgimit në botë.

“Për ata që më ndjekin veçanërisht nga diaspora, dhe prindërit i kanë lënë këtu, që ju vdesin se harrojnë sobën hapur, ju vdesin të karbonizuar, ju vdesin nga vetmia, ju vdesin nga demenca, thjesht ju vdesin, pa folur e ankuar. Dhe ne themi; kjo është jeta. Por nuk është kështu. Jeta e këtyre njerëzve që e kanë lënë jetën peng për të rritur fëmijë, nuk e meritojnë ikin kështu! Pa folur dhe kur i rrahin. Nuk e meritojnë të vdesin azileve me kushte skandaloze. Ku njerëzit paguajnë. Nuk japin pensionin, por trefishin e pensionit”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:  I ndalet rryma derisa ishte në ashensor, pëson lëndime të rënda gruaja nga Fushë Kosova