Gruaja në Prishtinë e rrah burrin e saj në sy të fëmijëve, ai e denoncon në Polici
Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Nezim Berati’ në Prishtinë, ku kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një burrë.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 36-vjeçar, i cili ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku jetojnë çifti dhe e dyshuara e ka rrahur bashkëshortin e saj në praninë e fëmijëve të tyre.
E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.