Edhe një mjeke lëshon Kosovën, kjo është letra emocionuese e saj

Trendi i ikjeve të profesionisteve shëndetësorë në vend po vazhdon.

Së fundmi nga Kosova është larguar mjekja Mile Jakupi e cila përmes një letre emocionuese ka shkruar për largimin e saj.
Letra nis me “Lamtumirë Kosovë”.

Ndër të tjera në këtë letër ajo ka shkruar se nuk ka mundur të qëndroj me në vend, sa për te plotësuar numrat në regjistrimet e popullsisë.

“Sepse ti Kosova jone e dashur je vendi ku mbrenda drejtesise ka padrejetesi, aty ku gjysma e gjykatesve e prokurorve jane kriminel, aty ku policet hetues jane zagar e qen, aty ku te pafajshmit prangosen e fajtort bëjnë shoping, aty ku mjekësine e farmacite i ke keq, aty ku i padijshmi e analfabeti behet shef”, ka shkruar ajo.

Ajo nuk ka treguar në çfarë vendi ka ikur po bazuar në fotografi besohet se ajo ka shkaur në Zvicër, por që nuk dihet nëse ka gjetur ndonjë punë në zanatin e saj.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Lamtumirë Kosova ime, po shkoj duke të te treguar se sa e thyer jam, une dhe shume bije e bija tua te cilat provuan gjate neper portat e merites, por Vec merite e te mira nuk gjetem dot.
Nuk mund të rrime Vec pse na kerkohet, sa për te plotesuar numrat në regjistrimet e popullsise, jeta do mireqenie e ne as me te mire s’mund te të bejme; andrrat tona perdite po thyhen e jeta po shkon me shpejtesine e drites, derisa ti je aty Vec për ata me te fortit, arrogantet e jomeritoret.
Tek ti po i leme andrrat e shkuara huq dhe dashurine e pakusht, kujtimet dhe gjithcka I mbyllem në valigje, dhe edhe une e fundit gati nga familja po nisem, për te marre ate qe kam punuar e jemi munduar gjithe jeten, nderkohe qe s’dua te ik pa t’i thene ato qe na nisen drejte rrugeve te panjohura.
Sepse ti Kosova jone e dashur je vendi ku mbrenda drejtesise ka padrejetesi, aty ku gjysma e gjykatesve e prokurorve jane kriminel, aty ku policet hetues jane zagar e qen, aty ku te pafajshmit prangosen e fajtort bëjnë shoping, aty ku mjekësine e farmacite i ke keq, aty ku i padijshmi e analfabeti behet shef.
Kosove ta dish se je keq edhe ushtaret e tu të ndershem po të braktisin perdite e me shume. Megjithate, të kam borgj fjalen e fundit, për gjysherit qe sakrifikuan dhe prinderit qe u bene cope për arsimimin tone, Te duam Kosove! ❤️ u befsh andrra e të rinjeve qe vazhdojne të besojne ne ty!

Lexo edhe:  Aksident në Komoran, dy vetura bëhen llom