Kërkohet paraburgim për zyrtarin e SHKK që futi drogë në burg

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kreshnik Reçicës , pasi i njëjti po dyshohet për dy vepra penale.

Burimet bëjnë me dije se Reçica dyshohet se ka furnizuar me sasi të substancës së dyshuar narkotike një të paraburgosur që ndodhej në këtë Qendër.

Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin- zyrtarin korrektues K.R nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale dhe atë : Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 të KPRK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Ndryshe, dje me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municion. Për shkak të kësaj është shoqëruar në Polici babai i 26-vjeçarit, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë mjaft të re zejtari Sami Nimani